Një i vdekur e 73 raste të reja me COVID-19

Një person ka vdekur gjatë 24 orëve të fundit, si pasojë e COVID-19, ka bërë të ditur të shtunën Ministria e Shëndetësisë.

Sipas njoftimit, janë regjistruar edhe 73 raste të reja nga testimi i 555 të dyshuar si të prekur me koronavirus.

Ndërkaq, numri i rasteve aktive është 774.

Sa i përket vaksinimit, në 24 orët e fundit, në tërë Kosovën janë vaksinuar vetëm 33 persona.