”Nuk jam këtu për pasuri” – Antonela komenton pas përballjes me ”Big Mamën”: Tek nëna nuk fal

Debati i ndodhur mes Antonelës dhe ‘’Big Mamës’’ është komentuar tepër nga banorët e shtëpisë.

Teksa dëgjoi komentet e bëra nga shumica e banorëve kundrejt saj, Antonela nuk nguroi të ”përgëzonte” ata për gjithë sulmet e kryera.

‘’Mbi të gjitha dueht të jemi njerëz. Unë jam natyrë provokuese dhe kështu më ka bërë Zoti. Unë e kam pranuar karakterin tim dhe nuk ka asnjë njeri mbi Tokë që mund të më bëjë të ndryshoj. Unë nuk jam këtu për 100 mijë euro pasi fatmirësisht i kam aq, por këtu nuk jam për të treguar pasurinë time. Më vjen mirë që kam ardhur unë që të gjithë keni mundësi të flisni për dikë’’,- tha ajo e prekur.

Ndërkaq ajo shpjegon edhe arsyen e akuzës së shumëpërfolur ndaj ‘’Big Mamës’’.

‘’Ia thash sepse më akuzoi si femër e ulët, për më tepër unë tek nëna nuk fal. Me Arjolën jam zënë për një fjalë më të vogël dhe do isha hipokrite nëse nuk do t’ja thoja edhe ‘Bigut’ këtë gjë’’,- shtoi ajo e përlotur.