Numër më i madh i protestuesve mblidhen në Zveçan, KFOR-i shton masat mbrojtëse

Në komunën e Zveçanit qysh në orët e hershme të së mërkurës ka filluar mbledhja e protestuesve pranë objektit komunal.

Kështu është bërë e ditur nga fotografitë e ‘Kontakt Plus’ nga komuna e Zveçanit.

Në anën tjetër, KFOR-i ka krijuar një mbrojtëse me tela me gjemba.

Gjatë ditës së djeshme në tri komunat veriore të Kosovës, Zveçan, Leposaviq e Zubin Potok janë mbajtur protesta kryesisht të qeta.

Serbët kanë deklaruar se do të vazhdojnë protestat deri në përmbushjen e kushteve të tyre.

Grumbullim të qytetarëve ka edhe në afërsi të ndërtesës së Komunës së Zubin-Potokut.

Pranë objektit komunal është e vendosur Policia e Kosovës, ndërsa në distancë më të gjerë pjesëtarët e KFOR-it.