Osmani: Mbretëresha Elizabeth II do të mbahet mend si një simbol i forcës dhe qëndrueshmërisë

Presidentja Vjosa Osmani ka marrë pjesë në pritjen e organizuar nga Lartmadhëria e Tij, Mbreti Charles III për të nderuar trashëgiminë e Lartmadhërisë së Saj, Mbretëreshës Elizabeth II.

“Mbretëresha do të mbahet mend si një simbol i forcës dhe qëndrueshmërisë si dhe për dedikimin e saj të palëkundur ndaj shërbimit publik”, ka thënë presidentja Osmani.