Parashikimi i motit për sot

Sot mbi vendin tonë parashihet të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët, nëpër vise të larta ka mundësi të ketë riga të izoluara shiu.

Dita e shtune parashihet me mot kryesisht me diell. Temperaturat minimale gjatë këtyre dy ditëve të parashikimit do të lëvizin ndërmjet 6-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-22 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja e lehtë deri mesatare, njofton IHMK.