Pas lirimit nga paraburgimi, Fjolla Morina ndahet nga Fisnik Syla?

Fjolla Morina dhe Fisnik Syla për një kohë të gjatë kanë qenë kryefjala e medieve rozë.

Gjithë vëmendja u kthye nga ata kur u martuan në ishullin Maldive.

Krahas kësaj, dyshja kanë qenë shumë aktiv në rrjetet sociale ku kanë ndarë me ndjekësit imazhe të ndryshme në krahët e njëri-tjetrit.

Tashmë që janë bërë një javë që Fjolla u lirua nga paraburgimi, këngëtarja është ‘zhdukur’ nga rrjetet sociale dhe Fisniku ka larguar të gjitha fotografitë me të.

Mjaftoi kjo që të aludohet se dyshja i kanë dhënë fund lidhjes së tyre.