PD kërkon shkarkimin e kryeparlamentares Lindita Nikolla

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike (PD), ka dorëzuar zyrtarisht në Kuvendin e Shqipërisë, shkresën të shoqëruar me 28 firma për nisjen e procedurës së shkarkimit të Lindita Nikollës.

Sipas ligjit, shkresa i drejtohet Këshillit të Legjislacionit në Kuvend.

PD-ja e Alibeajt nuk i ka bërë me dije zyrtarisht emrat e 28 deputetëve që kanë firmosur kërkesën, shkruan abcnews.al.