Një person ka mbetur i lënduar paraditen e sotme, rreth orës 11:00, pasi është goditur me thikë në Drenas.
Rastin e ka konfirmuar për Telegrafin zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.
Ai bëri të ditur se policia ka pranuar njoftimin rreth orës 11:00, ndërsa i lënduari është dërguar për trajtim mjekësor.
“Rreth orës 11:00 kemi pranuar informatën se një person është lënduar nga një mjet i mprehtë. I njëjti ka pranuar tretman mjekësor”, deklaroi Pllana.
Policia është duke i ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për të sqaruar rrethanat e rastit.