Perishiq zyrtarizohet te Tottenhami

Mesfushori kroat Ivan Perishiq është zyrtarizuar te klubi i Premier Leagues së Anglisë, Tottenham Hotspur.

Siç ka njoftuar klubi londinez në faqen zyrtarePerishiq ka firmosur kontratë dyvjeçare, ndërsa transferohet si lojtar i lirë nga Interi.

Perishiq te Tottenhami bashkohet me trajnerin italian Antonio Conte, nën urdhrat e të cilit kishte fituar titullin e Series A.

Perishiq 33-vjeçar për Kroacinë ka luajtur 113 ndeshje dhe i ka shënuar 32 gola.