Pfizer: Pilula anti-COVID është efektive ndaj Omicronit

Kompania farmaceutike, Pfizer, ka deklaruar se pilula eksperimentale kundër koronavirusit, është efektive ndaj variantit Omicron.

Pas rezultateve të kryera, Pfizer deklaroi se pilula i ka ulur rastet e vdekjeve dhe hospitalizuarve për afro 89 për qind, derisa Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) pritet të vendosin për autorizim ose jo të pilulës anti-COVID.

Në këto rezultate, Pfizeri ka përmendur faktin që pilula nuk arriti synimin t’ua lehtësonte gjendjen e pacientëve me COVID-19 brenda katër ditëve.