Policia: Dy të arrestuara për dhunën fizike ndaj një të moshuare në Pejë

Policia e Kosovës ka arrestuar dy inferemieret e dyshuara të cilat shihen duke ushtruar dhunë ndaj një gruaje të moshuar në një shtëpi për të moshuar në Pejë.

Kështu ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Pejë, 2 nëntor 2022 Policia e Kosovës – Stacioni Policore nё Pejё, duke u bazuar nё video incizimin i cili ka qarkulluar nё media sociale, ku shihet se njё punёtore nё njё shtёpi tё pleqeve nё Pejё, ёshtё duke ushtruar dhunё ndaj njё moshuare. Policia menjёherё ёshtё vёnё ne veprim dhe rreth orёs 14:10, ka identifikuar lokacionin, dhe ka arrestuar dy (2) tё dyshuara lidhur me rastin. Tё dyshuarat janё duke u intervistuar nga hetuesit e Stacionit Policor nё Pejё, dhe nё koordimin tё plotё me prokurorin e shtetit do tё merren veprime te mëtutjeshme.”, kanë thënë nga PK.

Ndërkohë, një video jashtëzakonisht shqetësuese ka postuar Kaltrinë Zeneli, aktore e njohur e Kosovës. Në video shihet derisa ndodh një ngjarje e rëndë.

Në video shihet teksa maltretohet një zonjë në moshë nga disa vajza të reja, të cilat duket sikur të jenë infermiere. Ajo nuk ka treguar se ku ka ndodhur rasti dhe në çfarë kohe.

Anton Rasaj, pronar i Qendrës për të Moshuar në Pejë “Orenda”, ka folur ekskluzivisht për gazetën Nacionale, në lidhje me rrahjen e të moshuarës nga disa inferemiere.

Rasaj i cili jeton në Zvicër, ka shprehur për gazetën Nacionale dëshpërimin e tij për ngjarjen e ndodhur.

“Kuku për neve, çka ko me bo. Në Kosovë vëlla jo, jo në Kosovë, por këto mund të ndodhin gjithkah”, deklaroi Rasaj për Nacionalen.