Policia e Kosovës mbyll vendkalimet në Bërnjak e Jarinë

Ministria e Punëve të Brendshme, ka mbyllur vendkalimet kufitare të Kosovës me Serbinë, përkatësisht në Bërnjak dhe Jarinë.

Kjo për shkak të bllokimit të rrugëve me barrikada nga qytetarët lokalë serbë në veri.

Njoftimin e ka bërë të ditur edhe Policia e Kosovës, përmes një komunikate për media.

“Policia e Kosovës ka mbyllur kufirin për qarkullim udhëtar dhe për automjete në pikë kalimet kufitare Bernjak dhe Jarinje, për shkak të bllokimit të rrugëve në drejtim të këtyre pikë kalimeve kufitare Jarinje dhe Bernjak”, thuhet në njoftim.

Bllokadat vijnë një ditë para se të hyjnë në fyqi dy vendimet e Qeverisë së Kosovës që kanë të bëjnë më targat dhe dokumentet serbe.