Policia mbi 1400 gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

1443 gjoba trafiku janë shqiptuar në 24 orët e fundit në Kosovë.

Sipas statistikave të përgjithshme të policisë, gjatë kësaj periudhe kanë ndodhur 24 aksidente me të lënduar dhe 34 me dëme materiale.

Në 24 orët e fundit janë arrestuar nëntë persona dhe katër janë dërguar në mbajtje.