Policia mbyll disa pishina të tipit të hapur

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë ditës në disa rajone ka ndërmarr veprime ndaj disa personave/pronarëve, që kishin hapur pishinat e tipit të hapura, në kundërshtim me vendimin e Qeverisë së RKS-së.

“Në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorinë e Shtetit, në të gjitha rastet ku janë hasur pishinat e tilla të hapura, ndaj pronarëve janë incuar rastet ‘Mos veprimi sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë’”.

“Policia e Kosovës do të vazhdojë implementimin e planit dhe monitorimin e situatës përmes njësiteve patrulluese dhe në të gjitha rastet ku vëren moszbatim të vendimit përshirë hapjen e pishinave të tilla në kundërshtim me vendimin zyrtar, do të marrë masa konkrete sipas dispozitave të parapara ligjore”, thuhet në njoftimin e Policisë.