Policia po e heton plagosjen në “Dardani”, i dyshuari në arrati

Policia e Kosovës e ka rrethuar vendin ka mbetur një person plagosur pas një shkëmbimi me armë, në lagjen “Dardania”, në Prishtinë.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti potencoi se i plagosuri është dërguar për tretman mjekësor, teksa shtoi se i dyshuari është identifikuar dhe është në arrati.

“Sot rreth orës 11:00, Policia ka marrë informatën për të shtëna me armë zjarri në lagjen Dardania në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes  dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”.

“Bazuar në të dhënat fillestare  dyshohet se nga një person është plagosur dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor. Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin  veprimet hetimore për arrestimin e personit të dyshuar (i cili është identifikuar) si dhe ndriçimin e plotë të rastit”.