Prej sot hapet pak për vetura sheshi “Xhorxh Bush” në Prishtinë

Sot (e enjte) hapet për vetura sheshi “Xhorxh Bush” në Prishtinë, saktësisht hapja do të bëhet vetëm deri tek hyrja kryesore e Parkingut nëntokësor.

Lajmin për Telegrafin e konfirmoi drejtori i Shërbimeve Publike, Bekim Brestovci.

“Hapja do të bëhet vetëm deri tek hyrja kryesore e parkingut nëntokësor”, tha Brestovci për Telegrafin.

Ndryshe, ky vendim për hapje do të jetë i përkohshëm, në mënyrë që të lehtësohet hyrja në parkingun nëntokësor.

Mundësia e qarkullimit me automjete në këtë pjesë të sheshit pritet jetë derisa të nisin punimet e sheshit.

Vitet e fundit disa herë sheshit i është ndërruar qasja. Fillimisht ishte lejuar vetëm kalimi i autobusëve dhe taksive, ndërkaq më pas qarkullimi me automjete ishte ndaluar plotësisht. /Telegrafi/