Presidenti Begaj vlerëson Rita Orën me titullin “Naim Frashëri”

Presidenti Bajram Begaj ka dekoruar me Titullin  “Naim Frashëri” artisten Rita Ora.

Motivacion i vlerësimit ishte: “Në vlerësim të kontributit të dhënë në lartësimin e vlerave artistike dhe njerëzore përmes artit. Me mirënjohje për aktivitetin dhe rolin e saj si ambasadore në çështje me ndjeshmëri të lartë kombëtare dhe globale”.

Presidenti Begaj u shpreh se janë miliona njerëz që mendojnë se Rita Ora është shembulli më i qartë se kur talenti dhe dimensioni njerëzor ndërthuren së bashku, krijojnë vlera të jashtëzakonshme që frymëzojnë globalisht.

“Me krenari, të gjithë kemi parë se si zëri yt jo vetëm e ka pasuruar fondin e muzikës botërore, por është një zë i fuqishëm edhe në shumë kauza sociale e kulturore, të cilat ndihmojnë për ta bërë botën një vend më të mirë për të gjithë.” tha ndër të tjera Begaj. 

Rita Sahatçiu Ora është një këngëtare dhe aktore e cila jeton në Britanipor është me origjinë shqiptare .

Ajo është e famshme në të gjithë botën. Suksesi i saj u rrit në shkurt të vitit 2012, kur ajo u paraqit me këngën Hot Right Noë, bashkëpunim me DJ Fresh-in, e cila arriti numrin një në Mbretërinë e Bashkuar. 

Albumi i parë Rita Ora, që doli në shitje në gusht të vitit 2012, arriti numrin një në Mbretërinë e Bashkuar. Gjithashtu në vitin 2014, kënga I Will Never Let You Doën u rendit e katërta në Mbretërinë e Bashkuar.

Në 2015, Ora u bë trajnere në serinë e katërt të The Voice UK. Albumi i dytë i saj në studio, Phoenix, doli në shitje në nëntor 2018.

Rita ora vazhdon të jetë ndër këngëtaret,më të mira në botë.

Presidenti Begaj vlerëson Rita Orën me titullin “Naim