Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka mbajtur takimin e parë koordinues me kryetaren e Kuvendit, Albulena Haxhiu, kryeministrin Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrin Glauk Konjufca, i cili është edhe ministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporës.
Sipas njoftimit të Presidencës, në takim janë diskutuar zhvillimet e fundit në vend, situata aktuale dhe çështje të tjera me rëndësi për institucionet e Kosovës.
Një nga temat e diskutuara ishte edhe krijimi i Grupit Punues për Strategjinë Shtetërore lidhur me procedurat e Apelit në rastin e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në Dhomat e Specializuara në Hagë.
Takimi u zhvillua në kuadër të koordinimit ndërmjet institucioneve të larta shtetërore, me qëllim të diskutimit të çështjeve me rëndësi për vendin.