Një shofer është kapur duke vozitur me shpejtësi skajshmërisht të lartë në Prishtinë, duke tejkaluar dukshëm kufizimin e lejuar në një zonë urbane.
Sipas njoftimit të Trafikut të Kryeqytetit, shoferi është evidentuar duke drejtuar automjetin me shpejtësi prej 180 kilometra në orë në një rrugë ku kufizimi i shpejtësisë është 50 km/h.
Ndaj drejtuesit të automjetit është shqiptuar gjoba në përputhje me legjislacionin në fuqi, ndërsa rasti do të procedohet më tej me paraqitje në gjykatë.
Autoritetet kanë theksuar se tejkalimi i tillë i shpejtësisë paraqet rrezik serioz për sigurinë e pjesëmarrësve në trafik dhe mund të ketë pasoja të rënda.
Policia e Kosovës u ka bërë thirrje të gjithë shoferëve që të respektojnë rregullat e komunikacionit rrugor dhe kufizimet e shpejtësisë, me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë dhe parandalimit të aksidenteve.
“Respektimi i rregullave të trafikut shpëton jetë,” thuhet në apelin e Policisë së Kosovës.
