Prishtinë, vetura godet xhamin e një barnatore

Sot rreth orës 22:00 ka ndodhur një aksident i pazakontë në Prishtinë, ku një veturë e cila ishte duke lëvizur në rrugën “Bajram Kelmendi”, e ka goditur xhamin e një barnatore.

Ende nuk dihet nëse ka të lënduar si pasojë e këtij aksidenti.

Klan Kosova ka kontaktuar me Policinë e Kosovës për të marrë më shumë informacione rreth këtij rasti, por deri në këto momente nuk kanë qenë të qasshëm.