PSG përgjysmon ofertën për Skriniar

Milan Skriniar vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes për shkak të kontratës së tij me Interin e cila skadon në verën e vitit 2023.Prej kohësh ka nisur puna për rinovimin e tij, megjithatë ende nuk është arritur asnjë akord.

Sipas Gazzetta dello sport, Paris Saint-German (PSG), nuk ka hequr dorë dhe në janar do të dërgoj një ofertë prej 30 milionë euro. Që në merkaton verore kampionët e Francës ushtruan presion për ta rrëmbyer qendërmbrojtësin sllovak, megjithatë asnjë akord nuk u arrit.

Ndërsa tani ka një ngërç të madh midis interit dhe lojtari dhe një marrëveshje duket shumë larg. 27-vjeçari është pjesë e Interit që prej vitit 2017 dhe në të gjitha sezonet me “zikaltrit, Skriniar ka qenë pika më e fortë në repartin e prapavijës.

Super Sport shkruan se megjithatë ideja për të luajtur me yjet e Paris Saint-German, si Lionel Messi, Kylian Mbappe apo Neymar, mund ta tundoj Sllovakun, pasi në qoftë se nuk arrihet një marrëveshje midis tij dhe Interint deri në fundit e vitit, “zikaltrit” do të jenë të detyruar për të nxjerrë në merkaton dimërorë, për të përfituar nga transferimin i tij, për mos ta humbur me parametra zero në verë.

Edhe në sezonin e ri 27-vjeçari ka qenë titullar fiks për trajneri Simeone Inzagi që pas shtatë javësh ndodhen në venin e shtatë në renditje.