Publikohen analizat e Luiz Ejllit të kryera gjatë spektaklit të Big Brother, që dëshmojnë se nuk janë të gjitha në rregull

Prej disa ditësh tashmë, tema kryesore është këngëtari Luiz Ejlli i cili ngjalli polemika në mbarë Shqipërinë brenda shtëpisë së Big Brother Vip Albania.

Ai në një rrëfim me Kiarën i tha se vuante nga një sëmundje e rrallë dhe në spektakël mohoi gjithçka duke thënë se po fliste për një shok.

Në mbrëmjen live ai ju drejtua spitalit ku bëri disa kontrolle dhe nga mjekja u konstatua se gjithçka ishte në rregull me të dhe kjo ndezi furinë e banorëve të tjerë.

“Kryefjala” ka siguruar përgjigjen e analizave të cilat nuk janë dhe aq në “rregull” sa u fol të martën.

Një nga analizat ka dalë mbi normë dhe është neutrofile, shenjë që tregon sëmundje nga e cila mund të vuajë një person.

Mjekë të cilët kanë parë këto përgjigje, konstatojnë se nuk janë aq të rregullta dhe se Luizi mund të vuajë nga ‘bronkiektazi’ (sëmundje që prek muret e bronkeve,trash venat e gjakut dhe mushkria bëhet më e predisponueshme për të marrë infeksion). /Kryefjala/