Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka publikuar çmimet maksimale të lejuara të derivateve të naftës për sot dhe nesër në tregun vendor.
Sipas njoftimit zyrtar, gjatë këtyre dy ditëve një litër naftë (dizel) do të shitet me çmim maksimal prej 1.66 euro, ndërsa benzina do të tregtohet me 1.44 euro për litër.
Këto çmime janë përcaktuar në bazë të mekanizmit të rregullimit të tregut të derivateve, i cili synon të mbrojë konsumatorët nga luhatjet e mëdha të çmimeve dhe të sigurojë stabilitet në treg.
Autoritetet bëjnë të ditur se operatorët e shitjes së derivateve janë të obliguar të respektojnë çmimet e përcaktuara, ndërsa inspektorët përkatës do të monitorojnë zbatimin e tyre në terren.
Ndërkohë, qytetarët pritet të përballen me një stabilizim relativ të çmimeve krahasuar me periudhat e fundit, megjithëse tregjet ndërkombëtare vazhdojnë të ndikojnë në formimin e çmimeve në vend shkruan Gazeta Stop.
Institucionet u bëjnë thirrje qytetarëve që të raportojnë çdo rast të mosrespektimit të çmimeve të përcaktuara, duke theksuar se për shkelësit do të aplikohen masa ndëshkuese sipas legjislacionit në fuqi.