Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MNTI), ka bërë të ditur se çmimet e derivateve për ditën e sotme mbeten të pandryshuara.
Sipas përditësimit zyrtar, çmimi maksimal i naftës është 1.66 euro për litër, ndërsa benzina shitet deri në 1.44 euro për litër. Ndërkohë, çmimi i gazit është përcaktuar në 0.86 euro për litër, shkruan Gazeta Stop.
Këto çmime kanë qenë në fuqi edhe gjatë ditës së djeshme, si dhe që nga fillimi i kësaj jave, duke reflektuar një stabilitet të përkohshëm në tregun e derivateve në vend.
Autoritetet pritet të vazhdojnë monitorimin e tregut dhe të publikojnë përditësime të reja në varësi të lëvizjeve ndërkombëtare të çmimeve të naftës dhe faktorëve të tjerë ekonomikë.
