Punëtorët e kompanisë MEKA marrin pagën e 13-të

Pronari i Kompanisë “MEKA”, Burim Piraj ka bërë të ditur se sot (e premte), ka ekzekutuar pagën e 13-të, për punëtorët e kompanisë së tij, sipas tij kjo është mundësuar falë punës së tyre dhe përformancës në punë.

“Sot me lejen e Allahut e ekzekutova pagën e 13-të! Faleminderit Zoti im që po na mundëson një ndjenjë kaq të mirë që është një prej çasteve më të lumtura të jetës sime!”, ka shkruar Piraj në profilin e tij në Facebook.

Ai ka bërë të ditur se “MEKA” ka mbushur tre dekada të funksionimit shkruan www.gazetastop.com

“Kompania jonë sivjet më 4 Korrik e ka pas përvjetorin e 30’të të fillimit të punës në prodhim të suxhukut, duke e pas parasysh situatën në vend, kam vendosur që të heq dorë nga manifestimi të cilin kemi filluar ta përgatisim dhe një shumë prej 5000 euro të ndaj për familjet në nevojë, do të festojnë njëherë tjetër”, ka thënë biznesmeni Burim Piraj.