Puthjet dhe përqafimet me Atdheun, Xhuli: E di që nëna është e mërzitur me mua këtë javë

Banorët Xhuli Nura dhe Atdhe Xheravina janë parë këtë javë shumë afër njëri-tjetrit.

Bukuroshja nga Drenica tha në një nga spektaklet se është e hapur për njohje të re dhe se dëshiron ta njoh më shumë ish-konkurrentin e “Përputhen”.

Ata kështu janë parë gjithnjë bashkë, e madje nuk kanë munguar as puthjet e përqafimet ndërmjet tyre.

Foto: Screenshot/YouTube

Në një bisedë me Arta Selimin, Xhuli theksoi se nuk po ndihet mirë për faktin se i ka premtuar të ëmës se nuk do të krijojë ndonjë lidhje dashurie brenda.

“Mentaliteti i drenicakëve është pak çka është. Edhe nëna kur më sheh mu duke u ledhatuar. Më ka thënë me askënd se do më thonë familjarët. Ti se di, se nuk je në mentalitet të Drenicës. E di që do të thonë, shikoje vajza jote, jo ashtu jo kështu”, tha ajo.

E për këtë shtoi se e di që nëna e saj është mërzitur këtë javë duke u bazuar në ato që ka bërë me Atdheun.

“Brenda meje jam e turbullt. E di që nëna ime është mërzitur shumë këtë javë. Jam duke u ndjerë në faj. Veç të ledhatohem në kamerë. Mua më dhimbsen gjykimet e njerëzve. Tani edhe këtu”, vazhdoi Nura.