Qeveria në detyrë e ka miratuar kërkesën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), për ndarjen e mjeteve buxhetore për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, shkruan Gazeta Stop.
Sipas njoftimit, janë ndarë mbi 10.8 milionë euro për mbulimin e shpenzimeve të procesit zgjedhor.
“Miratuar kërkesën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për ndarjen e mjeteve buxhetore, në vlerë prej 10,887,186.45 euro, për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat do të mbahen më 07.06.2026”, thuhet në njoftim.
Zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës do të mbahen më 7 qershor 2026.