Qeveria në detyrë do të mbajë sot mbledhjen e radhës, duke filluar nga ora 15:00, ka njoftuar Zyra e Kryeministrit.
Sipas njoftimit zyrtar, në rend dite janë gjithsej 19 pika, për të cilat kabineti qeveritar pritet të marrë vendime gjatë mbledhjes.
Mbledhja e sotme vjen në një periudhë kur vendi po shkon drejt zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, të cilat do të mbahen më 7 qershor 2026. Pavarësisht statusit si qeveri në detyrë, ekzekutivi po vazhdon të zhvillojë mbledhje dhe të marrë vendime në kuadër të kompetencave të tij.
Ditëve të fundit, Qeveria ka miratuar edhe ndarjen e mbi 10.8 milionë eurove për organizimin e procesit zgjedhor, pas kërkesës së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).
Ndërkohë, partitë politike kanë nisur publikimin e listave të kandidatëve për deputetë, ndërsa fushata parazgjedhore pritet të intensifikohet në javët në vazhdim.
Ende nuk janë bërë publike detajet e plota të pikave që do të shqyrtohen në mbledhjen e sotme të Qeverisë.
