Radhë të gjata në Morinë për t’u kthyer në Kosovë

Në një kohë kur Kosova dhe Shqipëria po regjistrojnë një ndër momentet më të vështira në luftën kundër pandemisë, ku rastet e reja me koronavirus dhe viktimat prej tij vijojnë të jenë shumë të larta, ndërgjegjësimi i qytetarëve le për të dëshiruar.

Pavarësisht thirrjeve të përsëritura nga autoritetet e dy vendeve për qytetarët për të shmangur lëvizjet e panevojshme, duket se këto këshilla e paralajmërime kanë rënë në vesh të shurdhër.

E kjo situatë është konkretizuar mbrëmjen e së dielës në pikën kufitare të Morinit, ku qindra makina me qytetarë nga Kosova kanë pritur në radhë për orë të tëra për të pritur për të kaluar drejt shtëpive të tyre pas një fundjve në Shqipëri.

Fluksi i makinave është me të vërtetë shqetësues dhe ngre alarmin edhe njëherë për më shumë ndërgjegjësim dhe përgjegjshmëri nga ana e qytetarëve. /A2news/