Ramos mund të largohet nga PSG-ja

Sergio Ramos mund të largohet nga Paris Saint-Germaini në fund të sezonit.

Mbrojtësi spanjoll nuk ka arritur të gjejë veten te skuadra franceze që prej transferimit në verë.

Ramos është përballur me lëndime të shumta te parisienët duke luajtur vetëm pesë ndeshje këtë edicion.

Për shërbimet e 35-vjeçarit interesim ka shprehur skuadra amerikane La Galaxy.

Klubi nga MLS po synon ta bindë lojtarin të transferohet në SHBA.

Drejtuesit e klubit amerikan do të nisin bisedimet me Ramosin për të parë situatën e lojtarit.

Ramos ka kontratë me PSG-në deri në vitin 2023.