Raundi i tretë i bisedimeve Ukrainë – Rusi mbahet të hënën

Rundi tjetër i bisedimeve midis Ukrainës dhe Rusisë do të mbahet të hënën, tha të shtunën zyrtari ukrainas Davyd Arakhamia.

Arakhamia është anëtar i delegacionit të Ukrainës në bisedimet me Rusinë.

E hëna do të jetë rundi i tretë i bisedimeve pasi të dyja palët përpiqen të negociojnë një armëpushim dhe korridore të sigurta kalimi për civilët, gjë që kjo e fundit u prish sot nga Rusia.