Real Madridi dhe Juventusi ende besojnë në transferimin e Paul Pogbas

E ardhmja e yllit francez, Paul Pogba në Manchester United këtë verë mbetet në dyshim dhe klubet e mëdha evropiane vazhdojnë ta kenë objektiv.

Mesfushori francez ka dhënë sinjale për të qëndruar me Unitedin dhe për të nënshkruar një kontratë të re.

Por, mediumi “Bleacher Report” raporton se Real Madrid dhe ish-klubi i tij Juventusi janë të bindur se Pogba ende mund të largohet nga Unitedi këtë verë.

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, mbetet i interesuar të punojë me Pogban, ndërsa “Zonja e Vjetër” e ka vendosur francezin në krye të listës së tyre të blerjeve.

Nga ana e tyre, Unitedi mbetet me shpresë për të bindur mesfushorin të nënshkruajë një marrëveshje të re dhe të qëndrojë në “Old Trafford”.

Marrëveshja e tanishme e Pogbas është brenda vitit të fundit, megjithëse Unitedi ka një mundësi për ta zgjatur atë edhe për 12 muaj të tjerë.