Reali do ta bëjë ofertën finale për Mbappen në janar

Real Madridi është i gatshëm ta bëjë ofertën finale për Kylian Mbappen në janar.

Sipas mediumit spanjoll “AS”, gjiganti spanjoll do t’i japë afat futbollistit francez vetëm deri më datën 15 të muajit që vjen për të vendosur përfundimisht për të ardhmen.

Pasi u refuzuan disa herë nga Paris Saint-Germaini, por edhe pas joseriozitetit të nënkampionit të botës, “Los Blancos” do ta bëjnë përpjekjen e fundit për ta bindur ish-futbollistin e Monacos.

Në të kundërtën, gjiganti spanjoll do të fokusohet tek ylli i Manchester Cityt, Erling Haaland, një tjetër objektiv i “Merengues” qe një kohë të gjatë.