Rita Ora publikon pjesë nga projekti i ri, shfaqet me veshje kombëtare shqiptare

Këngëtarja me prejardhje nga Kosova, Rita Ora, ka publikuar disa pjesë nga projekti i saj më i ri.

Ajo çka bie në sy nga ky trailer i projektit të saj është veshja e këngëtares. 

Rita shihet e veshur me veshje kombëtare shqiptare. 

Përveç Ritës me veshje kombëtare janë veshur edhe modelet pjesëmarrëse në klipin e saj, i cili pritet të publikohet me 12 shkurt.