Rita Ora thotë se u nis për të bërë ushtrime, por përfundoi duke u lyer me buzëkuq dhe duke marrë poza

Ajo i ka mbajtur ndjekësit e saj të azhurnuar me fotografi të ndryshme në rrjetet sociale gjatë qëndrimit në karantinë.

Dhe Rita Ora ndau edhe disa fotografi tjera marramendëse në llogarinë e saj në Instagram, ndërsa ishte në mbyllje në një vilë rurale në Cotswolds të enjten, shkruan DailyMail.

Këngëtarja, 29 vjeçe, bëri shaka se kishte provuar të bënte ushtrime, por përkundrazi përfundoi duke vënë buzëkuq të kuq për të realizuar disa fotografi atraktive.

Ajo shkroi: “Fillova të ushtroja, pastaj vura buzëkuq të kuq dhe atlete me ngjyra të ndritshme dhe kjo ndodhi. Unë duke pozuar? Kurrë”.

Krijuesja e hitit “How To Be Lonely” mori vëmendjen me pamjen e saj prej biondeje, teksa në sy binin atlete e saj me ngjyrë të kaltër dhe të verdhë.

Rita shfaqi fleksibilitetin e saj kur ajo pozonte në një përzgjedhje të pozicioneve të buta, pa dyshim që të fillonte me seancën e saj të ushtrimeve.

Rita thuhet se është izoluar në një shtëpi në fermë mes pesë miq, ndër ta edhe ish-gruaja e Mark Ronson, Josephine de la Baume, pasi këta dy të fundit thuhet se po punonjnë në albumin e tretë të Ritës, që do të realizohet së shpejti.

Sipas The Sun, këngëtarja e hitit “Girls” është duke punuar në muzikë së bashku me Josephine, 35 vjeçe, në studion e saj të regjistrimit në shtëpi dhe është e vendosur të përfundojë albumin e saj të tretë.

Një burim i tha gazetës britanike: “Rita dhe Josephine po kalojnë shumë kohë së bashku tani që janë në mbyllje – gjë që ata nuk e kuptuan se do të ndodhte kur shkuan për herë të parë atje”.

“Ajo është e vendosur të bëjë përparime të mira në album ndërsa nuk ka asgjë tjetër që po ndodh dhe, si një muzikante vetë, Josephine ka qenë në gjendje ta ndihmojë atë”, tha tutje burimi i The Sun.

“Rita ka qenë duke organizuar seanca të shkrimit të këngëve dhe duke regjistruar këngë të tjera. Është vërtet duke e mbajtur atë të okupuar gjatë kësaj kohe të çuditshme”, tregoi tutje burimi.

Rita publikoi albumin e saj të fundit, “Phoenix”, në vitin 2018, i cili arriti të renditej në vendin e 11-të në top listën e albumeve më të mira në Mbretërinë e Bashkuar.

Ora shkoi me miqtë e saj në pronën rurale para se Qeveria Britanike të merrte vendim për ndalimin e qarkullimit dhe të fuste kryeqytetin anglez në karantinë – si rrjedhojë Rita dhe miqtë e saj ende kanë mbetur atje duke punuar rreth albumit. /Telegrafi/