Rreth 14 mijë raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Sipas raportit të fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, aktualisht në Kosovë janë 13 mijë e 804 raste aktive me COVID-19.

Që nga 13 marsi, kur në vend u shënuan dy rastet e para me koronavirus, e deri tani, janë infektuar 90 mijë e 430 persona, 1 mijë e 872 prej të cilëve kanë vdekur.

Ndërkaq, nga ky virus deri tani janë shëruar 74 mijë e 755 pacientë.