Rreth 2000 gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

1 mijë e 998 gjoba trafiku janë shqiptuar në 24 orët e fundit në Kosovë.

Janë shqiptuar edhe 440 gjoba për mosrespektim të ligjit antiCOVID.

Gjatë 24 orëve ka ndodhur një aksident me fatalitet, 10 me të lënduar dhe 25 me dëme materiale.

Ndryshe, gjatë kësaj periudhe janë arrestuar 21 persona dhe 9 janë dërguar në mbajtje.