Rrëzohet aeroplani, raportohet se ka vdekur Prigozhin

Dhjetë persona kanë vdekur pasi një aeroplan privat është rrëzuar në Moskë.

Autoriteti Civil Rus i Aviacionit ka thënë që kreu i grupit mercenar rus, Wagner, Yevgeny Prigozhin, ishte në listën e pasagjerëve.

Prej dhjetë viktimave, shtatë kishin qenë pasagjerë ndërkaq tre të tjerët pjesë të ekipit fluturues që po shkonte nga Moska në Shën Petersburg, sipas agjencisë së lajmeve, TASS.