Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) ka publikuar çmimet maksimale të lejuara të derivateve për këtë të mërkurë, duke njoftuar për një rritje të lehtë të çmimit të naftës.
Sipas çmimeve tavan të përcaktuara nga ministria, një litër naftë do të shitet sot me çmim maksimal prej 1.49 euro, një cent më shumë krahasuar me ditën e martë, kur çmimi ishte 1.48 euro për litër.
Ndërkohë, çmimi i benzinës mbetet i pandryshuar dhe do të tregtohet me 1.41 euro për litër.
Edhe gazi (LPG) nuk ka pësuar ndryshim, duke u shitur me çmim prej 0.72 euro për litër.
Lëvizjet e çmimeve të derivateve në Kosovë përcaktohen në bazë të zhvillimeve në tregjet ndërkombëtare të naftës dhe produkteve të saj, ndërsa MINT publikon çdo ditë çmimet maksimale të lejuara për të garantuar stabilitet në treg dhe mbrojtje të konsumatorëve.
Çmimet e derivateve për sot janë:
- Nafta: 1.49 euro për litër
- Benzina: 1.41 euro për litër
- Gazi (LPG): 0.72 euro për litër
Autoritetet u bëjnë thirrje operatorëve të tregut që të respektojnë çmimet e përcaktuara, ndërsa qytetarët mund të raportojnë çdo parregullsi tek institucionet përgjegjëse.
