Rritet numri i viktimave në Turqi, 12 të vdekur dhe 419 të plagosur

Së paku 12 njerëz kanë vdekur dhe afër 419 të tjerë janë plagosur nga tërmeti 6.6 magnitudë që goditi provincën e Izmirit në Turqi.

Autoritetet zyrtare turke thanë së paku 20 ndërtesa janë shkatërruar në Izmir derisa ka ende njerëz nën rrënoja.