Saul Niguez konfirmon largimin nga Atletico Madridi

Saul Niguez ka konfirmuar zyrtarisht se do të largohet nga Atletico Madridi në këtë verë.

Mesfushorit spanjoll ka kohë që lidhet me një largim nga Los Rojiblancos, e që tani ka bërë të ditur se do të largohet.

Niguez me një postim në Twitter ka thënë se brenda tri ditësh do të njoftojë për klubin e ri.

“Klub i ri, brenda 3 dite do të njoftoheni”, ka shkruar ai.

Manchester United dhe Arsenali, janë dy klubet që cilësohen si favoritë për transferimin e tij.