Se*s për herë të parë në moshën…- Santiana tregon kur dhe si e bëri

Konkurrenti i Big Brother VIP Kosova, Meti Alshiqi i ka bërë një pyetje banorëve se “kur është dita, ora, vendi dhe mosha kur keni bërë marrëdhënie seksuale?”.

E ndër banorët që i është përgjigjur kësaj pyetjeje ka qenë Santiana Maloku.

Santiana tregoi se ishte 20 vjeç kur ka bërë marrëdhënie seksuale për herë të parë.

“U skuqa. Mosha 20 vjet, pasdite dikur, orën e saktë nuk e di”, ka thënë ajo, shoqëruar me një mori të qeshurash.

Ndërkaq, Azem Gagica tha se ishte 17 vjeç, kur ka bërë marrëdhënie seksuale për herë të parë.