SHBA i jep Kosovës 1.1 milion euro për luftën ndaj koronavirusit

Qeveria e Kosovës, përmes një komunikate për media, njoftoi se është informuar nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për ndarjen e 1.1 milion eurove për Kosovën për luftimin e virusit COVID-19.

“Ky është edhe një lajm tjetër shumë i mirë për qytetarët e vendit tonë, ngase pardje nga Bashkimi Evropian siguruam 68 milionë euro dhe se përkushtimi i Qeverisë është në nivelin e duhur për t’u përballur me këtë pandemi”, thuhet në komunikatë e Qeverisë për media.

Ndryshe, Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo deklaroi se Departamenti i Shtetit ka ndarë 274 milionë dollarë për 64 vende të prekura me COVID-19.