Shifrat marramendëse të CR7 në Arabinë Saudite, çdo ditë mund të blej dy Ferrari

Cristiano Ronaldo u shpreh entuziast për aventurën te Al Nassr, madje duke folur për një projekt të rëndësishëm sportiv.

Por, nëse vlerëson shifrat që ylli portugez do të përfitojë nga kontrata e tij, e kupton se ky transferim është realizuar për milionat që përfitohen. Rroga 200 milionë euro në sezon, ndahet në 16,6 milionë euro në muaj. Në Arabinë Saudite, Cristiano do të përfitojë 3.8 milionë euro në javë, ose 555 mijë e 555 euro në ditë. Praktikisht dy Ferrari çdo ditë, nëse marrim një model bazë të Ferrari Roma ose Portofino.

Në jetën e re të Ronaldos, çdo sekondë, minutë apo orë është e kushtueshme. Shifrat janë stratosferike, duke bërë që deri në moshën 40-vjeçare, ai të jetë futbollisti më i paguar.

Pas Cristiano Ronaldos, përfitimet më të mëdha i kanë Kylian Mbappé me 128 milionë euro në vit dhe Lionel Messi me 120 milionë.

Shifra marramendëse, ku nuk përfshihet shifra e 500 milionë eurove që portugezi flitet të marrë për t’u shndërruar pas fushës së blertë në ambasadorin e Arabisë Saudite në fushatën për të fituar vendin e organizatorit të Botërorit në 2030.

Pra, ndoshta karriera e CR7 në nivele të larta ka përfunduar, por jeta e tij si miliarder (në euro) sapo ka nisur. /A2CNN/