Shkarkohet nga detyra drejtori i policisë në Shqipëri

Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Bledi Çuçi njoftoi sot shkarkimin nga detyra të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledis Nano. 

Në një njoftim për media, Çuçi tha se vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të qeverisë.

Ai shtoi se Nano është shkarkuar sepse nuk ka realizuar objektivat në punën e tij.

“Sot qeveria mori vendim për shkarkimin e drejtorit të përgjithshëm të drejtorit të Policisë, Gledis Nano. Nuk realizoi objektivat”, tha ministri.

Shkarkimi i Nanos u përfol ditët e fundit në opinionin publik. Sipas raportimeve në media, rastet e fundit të vrasjeve në vend në radhët e grupeve kriminale, por edhe situata në cilën ndodhet Policia e Shtetit janë shkaqet kryesore të shkarkimit të drejtorit Nano.