Shkëputet çatia në Komunën e Prishtinës, lëndohet në grua

Një person është lënduar pas shkëputjes së çatisë së objektit të Komunës së Prishtinës

Ende nuk dihet sesi ka ndodhur ngjarja, ndërsa e lënduara është dërguar në spital.

“Rreth orës 13:00, është raportuar se në rrugën “Nora e Hotit”  në Prishtinë,  një person ka marrë lëndime si pasojë e goditjes  nga materiale që janë shkëputur nga çatia e një objekti. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur në informacionet e para është raportuar për një person të lënduar, femër,  e cila është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Aktualisht policia ka nisur punën për zbardhjen e plotë të të gjitha  rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, njofton policia e Kosovës.