Shoqata e Mullisëve: Thirrje qytetarëve, mos bëni panik, sasi të miellit ka mjaftueshëm

Drejtuesit e Shoqatës së Mullisëve të Kosovës, u kanë bërë qytetarëve që të mos bëjnë panik, sepse miell do të ketë mjaftueshëm. Sipas tij, 33 fabrikat e miellit kanë kapacitete për të prodhuar miell.  

Muhamet Selmani, nga Shoqata e Mullisëve të Kosovës, tha të mos ketë panik, sepse furnizimi me miell është i mjaftueshëm.

“Dua të ju bëjë thirrje qytetarëve ta ulin panikun me furnizim me miell. Problemi qëndron te koha. Kapacitetet janë të limituara. Mos bëni panik. Do të ketë lehtësira me furnizim me grurë. Sasi të miellit ka mjaftueshëm për këto ditë. Po ashtu dua të ju sigurojë se fabrikat kanë fuqinë punëtore në nivelin e duhur”, tha Selmani.

Ndryshe, nëpër mulli dhe shitore ditëve të fundit ka pasur mungesë atë miellit përshaka të kërkesave të mëdha dhe disa mulli qytetarëve nuk u kanë japur më shumë se 50 kilogramë miell.