Shoqërohen në Polici dy zyrtarë të Këshillit Prokurorial, dyshohen për korrupsion

Policia e Kosovës ka konfirmuar se dy zyrtarë të Këshillit Prokurorial të Kosovës janë shoqëruar në Polici për intervistim. Policia i ka thënë KOHËS se ndaj tyre janë ngritur dyshime për keqpërdorim të pozitës zyrtare.

“Mund të konfirmojmë se, Policia e Kosovës në këtë rast Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, me urdhëresë të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, ka shoqëruar për intervistim dy persona”, ka thënë shkurtimisht Policia.

KOHA ka mësuar se një nga të shoqëruarat është një grua, që është asistente e drejtorit të Sekretariatit të Këshillit Prokurorial të Kosovës, Lavdim Krasniqit.