Shpallet konkursi për rektor të UP-së

Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” e ka shpallur të hapur konkursin për zgjedhjen e rektorit të UP-së.

Për të aplikuar, kandidati duhet t’i plotësojë tre kushte.

“Të ketë përvojë të dëshmuar në mësimdhënie akademike, kërkim shkencor dhe të ketë gradën e profesorit të rregullt, të profesorit të asocuar ose të profesorit asistent. Të ketë përvojë menaxhuese universitare dhe të mos ketë qenë në pozita udhëheqëse në ndonjë parti politike apo në listë zgjedhore të ndonjë partie politike ose koalicioni në nivel qendror dhe lokal në tre vitet e fundit”.

Kujtojmë se rektori i deritanishëm Naser Sahiti u shkarkua të premten gjatë një mbledhjeje të Këshillit Drejtues.