Shtesat, protestës i bashkohet edhe Njësiti i Reagimit të Shpejtë

Njësia Speciale Intervenuese (NjSI) dhe Njësia e Reagimit të Shpejtë (NjRSh), do të protestojnë më 1 nëntor para objektit të Qeverisë së Kosovës në mesditë.

Protesta do të mbahet nga ora 12:00 deri në orën 12:30 dhe ndërlidhet me pakënaqësitë për pagat, shtesat dhe rrezikshmërinë.

Siç mësohet, 360 pjestarë të NjRSh-së do të dalin komplet në këtë protestë, për shkak të pakënaqësive në paga.

Sot Qeveria e Kosovës ka bërë propozimin për punën e shtesave.

“Shtesat për njësitë elitare, për njësinë speciale intervenuese, për njësinë për ndërhyrje të shpejtë, dhe për njësinë për mbrojtje të afërt, janë nga 150 euro shtesë mbi pagën bazë”, ka thënë Kurti në mbledhjen e radhës të Qeverisë.